Gates në Japoni, diskutohen raportet mes dy vendeve

Sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gates vazhdoi turin e tij dy-ditore në Japoni, ku u takua me ministrin e jashtëm japonez Maehara Ministri Seiji dhe Kryeministri japonez Naoto Kan, për të diskutuar marrëdhëniet SHBA-Japoni pas vizitës Pekin.
Gates u takua me homologun e tij japonez, Ministrin e Mbrojtjes Toshimi Kitazawa ku të dy mbajten edhe një konferencë për shtyp.
Lidhjet midis Tokios dhe aleates së saj të ngushtë Uashingtonit, u zbehën pasi Partia Demokratike e Japonisë e drejtuar nga Kan mori detyrën në vitin e kaluar dhe më pas kryeministri Yukio Hatoyama kërkoi mbajtjen e premtimit për të lëvizur bazën ajrore amerikanë në Okinawa, ku qëndrojnë më shumë se 50.000 forca amerikane.
Vizita e tij vjen edhe në kohën e tensioneve në rritje rajonale me sulmin e fundit të Koresë së Veriut në një ishull të Koresë së Jugut. Gates tha të martën se Koreja e Veriut mund të krijojë një raketë balistike ndër-kontinentale brenda pesë vjetëve.
Ndërsa Gates ka vizituar Kinë, ministri i mbrojtjes japonez Kitazawa u kthye nga Koreja e Jugut, ku vizitoi nje zonë te çmilitarizuar dhe foli me zyrtarët e Koresë së Jugut.