E Diel, 1 Nëntor 2026

Brazil, përleshje mes ekipeve të femrave në futboll

Viteve të fundit, dhuna në futboll në Amerikën Jugore është shpeshtuar dukshëm. Por, nuk janë vetëm futbollistët apo tifozët e klubeve që përleshen vazhdimisht nëpër stadiumet e këtij kontinenti. Sepse, fundjavën që lamë pas ka ndodhur një gjë e pazakontë. Në fakt, ishin futbollistet ato që u përleshën në një ndeshje ndërmjet dy skuadrave të femrave në kampionatin brazilian.
Një përleshje masive është parë në përballjen ndërmjet ekipeve Cesmac e SoEsporte. Ndeshja është ndërprerë,ndërsa përleshjet kanë vazhduar edhe jashtë stadiumit.
Disa futbolliste kanë përfunduar në spital. Për t'i qetësuar gjakrat ka ndërhyrë njëri prej trajnerëve, por është detyruar të largohet pasi ka marrë disa shpulla. Në video shihet më së miri përleshja ndërmjet futbollisteve, brenda dhe jashtë fushës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›