E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski: Duhet gjetur zgjidhje e përbashkët për emrin

Maqedonia dhe Greqia duhet të gjejnë një zgjidhje përsa i përket mosmarrëveshjes mes dy vendeve në lidhje me emrin e Maqedonisë, deklaroi sot kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski. "Kryeministri grek dhe unë vetë kemi si detyrim për të gjetur një zgjidhje'', deklaroi Gruevski.
"Ne maqedonasit jemi të gatshëm të ulemi rreth një tavoline negociatash me fqinjin tonë, për të diskutuar dhe për të gjetur një zgjidhje përsa i përket kësaj çështjeje'', shtoi ai. "Zgjidhja duhet të kërkohet duke marrë parasysh të drejtën ndërkombëtare, dokumentet e OKB-së dhe të drejtën e vetëvendosjes", shtoi Gruevski, në një takim publik.
Që prej fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet legjislative në Greqi, Shkupi ka shtuar thirrjet për fillimin e bisedimeve në lidhje me këtë mosmarrëveshje politiko-semantike. Të martën e kaluar, presidenti maqedonas, George Ivanov uroi një përshpejtim të bisedimeve nën drejtimin e OKB-së për gjetjen e një zgjidhjeje përsa i përket mosmarrëveshjes së emrit. "Një përshpejtim i procesit të diskutimeve përsa i përket çështjes së emrit të Maqedonisë është i dëshirueshëm'', nënvizoi Ivanov.
Greqia bllokoi më 1991 njohjen ndërkombëtare të Maqedonisë me këtë emër duke konsideruar se ky emër i përket ekskluzivisht trashëgimisë së saj kombëtare. Dy vjet pas pavarësisë, Maqedonia u pranua në OKB me një emër të përkohshëm "Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë". Athina bllokoi në prill të 2008-s anëtarësimin e Shkupit në NATO dhe kërcënoi se do të bënte të njëjtën gjë edhe për integrimin në Bashkimin Evropian.
Maqedonia ka marrë statusin e vendit kandidat në BE që prej muajit dhjetor 2005 dhe shpreson të nisë negociatat për anëtarësim në BE

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›