E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazil, rrëzohen 3 ndërtesa, panik për sulm

RIO DE ZHANERIO- Tmerr në Brazil, pasi tre pallate 20 dhe 10 katëshe janë shembur mbrëmë krejt papritur në qendrën historike të qytetit.

Kryebashkikau i Rio De Zhaneiros tha se është ende herët të flitet për numrin e viktimave, ndonëse mediat lokale raportojnë për të paktën 11 të vrarë dhe të lënduar.

Ekipet e shpëtimit thonë se ka ende njerëz të bllokuar brenda rrënojave. Zyrtarët nuk kanë folur për shkakun e kolapsit, por dëshmitarët thonë se në kohën e incidentit është dëgjuar një shpërthim dhe se ka kundërmuar erë gazi.

“Fillimisht, kam menduar se dikush po hidhte rrënoja dhe nuk ishte asgjë serioze. Tani pashë se e gjithë ndërtesa u shemb. Ajo dukej si incidenti i 11 Shtatorit”,- u shpreh një dëshmitar.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›