E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, gjendet i vetëvarur 29-vjecari, i ‘mbytur’ në borxhe

KORCË- Një 29-vjecar është gjetur i vetëvarur mëngjesin e sotëm në parkun e qytetit të Korcës.

Viktima Fjoraldo Berberi është gjetur nga kalimtarë të rastit i varur me litar në një pishë në kodrën tek zona e parkut ‘Rinia’. Policia bën të ditur se 29-vjecari ishte beqar dhe jetonte me dy prindërit e tij të moshuar në një banesë private në lagjen nr.2 në Korcë.

Shkak i vetëvarjes dyshohet gjendja e vështire ekonomike, pasi jetonte pa asnjë të ardhur dhe mes shumë borxheve, ndërsa mësohet se viktima ishte klient i rregullt lojrave të fatit.
(el.me/news24/BakanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›