E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërron jetë personi që varte kok poshtë terroristët e dyshuar

MEKSIKË- Jonathan Idema, tmerri i terroristëve të dënuar, ndërroi jetë në Meksikë në moshën 55-vjecare, por asnjë autoritet nuk interesohet për trupin e tij.

Ish-anëtar i Forcave Speciale të SHBA-së, torturonte të dënuar në një burg të paligjshmëm në Afganistan, ku vuanin dënimin personat e dyshuar për akte terroriste.

Idema kishte arritur në Afganistan menjëherë pasi forcat amerikane rrëzuan Qeverinë talibane në vitin 2001. Ai e ka braktisur atë për pak kohë, por është kthyer sërish në vitin 2004 dhe më pas është kapur nga autoritetet nën dyshimet se drejtonte burgun ku, pos tjerash, të dyshuarit vareshin me kokë poshtë nga tavani.

Idema ka pranuar aktet e dhunës, duke thënë se ka bërë veprime të tilla me lejen e ushtrisë amerikane dhe të autoriteteve afgane, fakt i cili është mohuar nga të dyja palët.

Policia në Kuintana Ro të Meksikës tha se Idema ka ndërruar jetë më 21 janar nga AIDS-i. Mësohet se deri më tash askush nuk ka shkuar për të kërkuar trupin e tij.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›