Komisioni hetimor, PS: S’merrni vota duke i “prerë” kokën Spahiut
TIRANË- Kuvendi po shqyrton sot kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, për nisjen e procedurës së shkarkimit nga detyra të Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiut. Në axhendën e miratuar pa konsensusin e opozitës është parashikuar edhe votimi për ngritjen e një komisioni parlamentar që do të hetojë veprimtarinë e kryetarit të KLD-së Spahiu. Demokratët thonë se Kreshnik Spahiu ka devijuar nga funksioni kushtetues dhe e ka zëvendësuar atë me veprimtari politike të papajtueshme me detyrën, duke mos përfaqësuar interesat në funksionin të drejtësisë e Kuvendit të Shqipërisë, organ nga i cili është zgjedhur. Nisma e maxhorancës, një javë më parë është kundërshtuar nga nënkryetari i KLD-së, e cila sipas tij nuk ka asnjë mbështetje Kushtetuese.
Kuvendi do të njihet sot zyrtarisht edhe me kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit të 3 deputetëve socialistë Tom Doshi, Besnik Bare dhe Taulant Balla si organizatorë të protestës së 21 janarit.
ALIBEAJ: HETIMI PËR KUSHTETUTËN, JO NDAJ SPAHIUT PERSON
Ora 11:10 Deputeti i mazhorancës, Endelejd Alibeaj, sqaroi deputetët opozitarë se ngritja e grupit hetimor bëhet për respektimin e Kushtetutës, dhe jo ndaj personit Spahiu.
“Ajo cfarë parafolësi tha, tregon se cfarë kërkon opozita nga sistemi gjyqësor, ju doni drejtësi sic ju e doni. Ky komision hetimor nuk i drejtohet individit Spahiu. Është 1 /15 e organit Kushtetus. Ajo cfarë kërkon është pëgjegjshëmria politike që Kuvendi duhet të marrë nga Këshilli i Lartë i Drejtësië. Të gjtihë e dimë se nënëkryetri i KLD-së nuk po kryen funskoinin e tij. Minimumi etiko moral është të mbajmë qëndrim. Nuk e kemi me personin Spahiu, por kërkojmë Kushtetushmërinë”,- u shpreh Alibeaj.
Deputeti i PD-së, i bëri ftesë grupit parlamentar të PS-së, që të marrë pjesë në vozimin e ngritjes së komisionit hetimor si një përgjegjësi politike.
“Të bëheni pjesë e komisonit, të kërkoni provva, por mbi të gjitha të demostroni përgjegjësinë politike, dhe sistemi gjyqësor ka nevojë për bashkëqeverisje”,- u shpreh Alibeaj.
XHAFAJ: S’MERRNI DOT VOTA DUKE “PRERË” KOKËN E SPAHIUT
Ora 11:14- Në emër të Grupit parlamentar të PS-së, Fatmir Xhafaj ka deklaruar votën kundër ngritjes së komisionit hetimor për nënkryetarin e KLD-së. Sipas tij ky komision bie ndesh me Kushtetutën, ligjin e praktikat parlamentare.
“Nuk do ta votojmë ngritjen e këtij komisioni, nuk mbështesin Spahiun, nuk e vlerësojmë punën e tij në krye të KLD-së, por kjo nismë cenon Kushtetutën, ligjin dhe praktikën parlamentare Kërkesa juaj është e sforcuar”, tha Xhafaj.
Xhafaj shprehet se i vetmi institucion që mund të shkarkojë Spahiun është KLD-ja, ndërsa tha se shkarkimi i tij ka të bëjë me të ardhmen e tij politike.
“KLD-ja ka kompetencë për deklarimin e mbarimit të parakohshëm të mandatit të nënkryetarit, nuk është Kuvendi apo ndonjë institucion tjetër. Ne nuk jemi palë me ju, për ne është i qartë qëllimi juaj i vërtetë, dimë destinacionin ku doni të mbërrini. Nuk na intereson koka e ish mikut tuaj Nikut. Juve nuk iu intereson puna e tij nëe kryer të KLD, por e ardhmja e tij politike, keni frikë se ju vjedh votat dhe s’keni faj, por nuk mund të merrni vota duke prerë koka”, u shpreh Xhafaj.
GUMI: TË DHËNA SE SPAHIU KA SHKELUR KUSHTETUTËN
Ora10:54- Deputeti i Partisë Demokratike, Viktor Gumi, para foltores së Kuvendit parashtroi relacionin e nismëtarëve të mazhorancës të cilët kërkojnë shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu, duke kërkuar që të pranohet kërkesa e nismëtarëve për ngritjen e grupit hetimor për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së.
“Kreshnik Spahiut iu bë me dije se i njihet e drejta për tu shprehur para seancës dëgjimore. Kreshnik Spahiu u paraqit para komisionit të ligjeve, ku ju bë me dije relacioni, por për shkak të sjelljes së tij ai u largua. Nuk kërkohët mandati, por shkarkimi nga detyra i anëtarit të KLD-së, që është dhe zëvëndës kryetar i KLD-së. Relacioni përmban të dhëna të mjaftueshme për shkelje të Kushtetutës. Komisioni i ligjeve i kërkon Kuvendit ti përgjigjet pozitivisht grupit të nismëtarëv për ngritjen e grupit hetimor, dhe më pas shkarkimit të Spahiut",- u shpreh Gumi.
TOPALLI REFUZON KËRKESËN E KRESHNIK SPAHIUT
Ora 10:50- Nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu i ka dërguar sot një letër kryeparlamentares Topalli ku i kërkon të ketë të drejtën e fjalës në seancën e sotme parlamentare ku pritet të votohet ngritja e një komisioni hetimor për të.
“Kërkoj të flas në Kuvendin e Shqipërisë, pasi Komisioni i Ligjeve më mohoi të drejtën e fjalës. Kuvendi ka detyrim të më dëgjojë”, shkruan Spahiu në letrën e tij
Kryeparlamentarja Topalli ka refuzuar kërkesën e Spahiut për të folur në seancë.
(el.me/ma.ar/BalkanWeb)