E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventini Luca Toni pret të bëhet baba

ITALI- Sulmuesi i Juventusit, Luca Toni do të bëhet baba. Lajmi konfirmohet nga mediat italiane, të cilat sqarojnë se fëmija do të lindë në muajin qershor. Nëna e fëmijës është partnerja e tij, Marta Cecchetto, modele.

Raportohet se Cecchetto është në muajin e 4 të shtatzanisë, por ende nuk dihet nëse fëmija është djalë apo vajzë.

Prej gati 10 vjetësh Luca dhe Marta janë së bashku, ndërsa tani kanë hedhur hapat e para për të krijuar një familje.

Ata kanë menduar të kenë fillimisht një fëmijë e më pas të mendojnë për dasmën.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›