Hapet kalimi drejt Greqise
Pikat kufitare drejt Greqisë janë hapur për kalimin e udhëtarëve pas grevës së doganierëve grekë.
Nga dita e hënë të orës 07:00 deri në ditën e mërkurë të orës 07:00 të gjithë udhëtarët që do të udhëtonin drejt Greqisë dhe anasjelltas duhet të kalonin pikat kufitare pa automjetet e tyre.
Për shkak të grevës, gjatë këtyre ditëve është lejuar vetëm përpunimi i dokumenteve të udhëtarëve.
Në ditën e mërkurë është hapur dhe kalimi në pikat kufitare, duke sjellë dhe fluks të qytetarëve të cilët duan të hyjnë në tokën greke apo dhe ata që kthehen për në Shqipëri.