Brazil, vrasje dhe akte dhune në Rio de Janeiro
Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur ditën e shtunë në Rio de Janiero. Disa persona të dyshuar si anëtarë të bandave të narkotrafikut kanë gjuajtur me armë në drejtim të një helikopteri të policisë deri sa ky i fundit është rrëzuar. Më pas pjestarët e këtyre bandave i kanë vënë flakën ndërtesës së një shkolle si edhe kanë djegur edhe 5 autobuza. Sipas mediave braziliane pohohet se nga rrëzimi i helikopterit 2 policë kanë mbetur të vdekur.
Ky është një aktet më të dhunshme që ka provuar ky qytet që prej dy javësh, kohë në të cilën u caktua se Rio de Jainero do të ishte qyteti organizator i lojërave olimpike në vitin 2016.
Narkotrafikantët i dogjën autobuzat si kundërpërgjigje ndaj një aksioni të policisë e cila kishte arrestuar disa të dyshuar si shpërndarës dhe shitës droge. Televizioni kombëtar brazilian O'Globo në websiten e saj kishte pamje të helikopterit të rrëzuar si edhe të 5 autobuzëve të djegur. Ky television pohonte se tre të dyshuar si narkotrafikantë ishin vrarë gjatë një aksioni të policisë pas ngjarjeve që ndodhën.
Sipas njoftimeve zyrtare në helicopter ndodheshin 6 policë në kohën e rrëzimit, të cilët ishin drejtuar për në lagjet e varfra dhe problematike të Rios. 6 policët do të kryenin disa aksione arrestimesh në atë zonë.
Njoftimet pohuan se helikopteri kishte shpërthyer përpara se të binte në tokë. 4 policët e plagosur kishin djegie të mëdha në trupin e tyre.