Brazil, zbulohet substanca misterioze që Casemiro i vendosi në

Suksesi i arritur nga Brazili ndaj Koresë së Jugut ka krijuar entuziazëm, por edhe disa polemika. Pamjet televizive në fakt kanë treguar një detaj që nuk ka kaluar pa u vënë re dhe që përfshinte Casemiro dhe Neymar.
Pamjet televizive tregojnë mesfushorin e formacionit të trajnerit Tite gjatë ndeshjes kundër kombëtares aziatike diçka në vrimat e hundës së shokut të skuadrës. Dikush u përpoq të debatonte, por misteri u zbulua shpejt. Ditët e fundit Neymar kishte pasur grip dhe vështirësi në frymëmarrje. Casemiro thjesht i vendosi një ilaç tek hundët e shokut të skuadrës për të përmirësuar frymëmarrjen e tij. Gjatë të njëjtës ndeshje, Raphinha përdori të njëjtin ilaç për të marrë frymë më mirë.