Portugalia, Ronaldo kthehet në çështje, stërvitet me titullarët

Cristiano Ronaldo po kthehet në një problem edhe për Portugalinë, e cila është në rrugë të mirë për të arritur në gjysëmfinalet e Katar 2022.
I vendosur – Edhe pse në ndeshjen përballë Zvicrës, trajneri i Portugalisë preferoi Gonçalo Ramos përballë Ronaldos, ky i fundit nuk e shikon veten si zëvendësues. “Marca” zbuloi sot se ylli portugez ka futur në telashe Fernando Santos pasi nuk i është bindur urdhrave të komisarit teknik. Siç dihet në ditën pas ndeshjes jo të gjithë lojtarët kanë të njëtin regjim pasi atyre që kanë luajtur takimin nga minuta e parë u rezervohet një regjim disi më i lehtë në palestër ku bëjnë ushtrime për të rikuperuar lodhjen e ndeshjes. Ndërkohë që zëvendësuesit përgatiten normalisht në fushë. Sipas “Marca”-s sot Ronaldo nuk ka ndjekur këtë protokoll duke iu bashkuar titullarëve në palestër. Ky veprim i 38-vjeçarit nuk është pritur mirë nga Santos, i cili është habitur nga sjellja e veteranit.
“Mesazhi” – Fakti që Ronaldo nuk u preferua si titullar në ndeshjen që i dha Portugalisë të drejtën për të kaluar në çerekfinalet e Botërorit nuk ka kaluar pa u komentuar nga Georgina Rodriguez. E fejuara e “CR7” shkroi pas ndeshjes në Instragram disa fjalë që ishin si “krtika” për Santos. “Sa keq që nuk patëm mundësi të shijonim për 90’ të plota lojtarin më të mirë në Botë. Fansat nuk reshtën për asnjë moment së kënduari emrin tënd”, ishte mesazhi që kishte Rodriguez për Ronaldo-n.