E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazili, Maikon: Dua të jem kampion

Mbrojtësi i Brazilit, Maikon, tha se lojtarët janë të fokusuar në fitimin e titullit të gjashtë si kampion bote në Afrikën e Jugut, se sa të ruajnë traditën e lojës me stil të paraardhësve të tyre.

Fansat e Brazilit kanë kërkuar gjithmonë një “jogo bonito” (lojë të bukur) dhe në të kaluarën kanë shijuar lojën e individëve të talentuar si Pele, Gerson, Ziko dhe Ronalod.

Por, Maikon, kampion në Europë me Interin, tha se në këto gjithçka është në varësi të objektivit.

“Unë dëshiroj të bëhem kampion, luan apo jo Brazilin një lojë të bukur. Edhe sikur të luajmë me stil apo të luajmë shëmtuar, gjëja më e rëndësishme është që më 11 korrik, Brazili të jetë në finale”, - tha Maikon, i cili së bashku edhe me shokët e tij te Interi, Julio Cezar dhe Lucio janë në finalet e Kupës së Botës.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 05 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›