Bosi i Maradones: Po fituam, ma fusni në b...

WORLD CUP 2010 - Bosi i futbollit argjentinas, 71-vjeçari Karlos Bilardo dha një intervistë të “çmendur” për shtypin e vendit të tij e që ka bërë bujë në botë.
Në rast se Argjentina e tij do të fitojë botërorin , presidenti Diego Maradonës dhe vetë një kampion bote si trajner në vitin 1986, tha për radion “Telefe”, as më pak dhe as më shumë: “Cili do të shënojë golin në finale, i është i lejuar të ma fusë nga prapa. E di që kjo do të bëjë buje dhe njerëzit do të thonë: ky është i çmendur. As që dua t’ia di fare, kryesore është që ne të bëhemi kampionë”.
Te Argjentina është hapur gara: kush do të shënojë golin fitues të trofeut.
Superyllit të ekipit, Lionel Mesi (22 vjeç) duket se nuk i shkon shumë për shtat kjo punë.
Por i gatshëm mesa duket është 36-vjeçari i Boka Juniors, sulmuesi Martin Palermo. “Do ta shënoj unë golin dhe më pas do të vendos edhe një parrukë”.
Ylli i Mançester Sitit, Karlos Tevez: “Nëse do të shënoj unë, ai duhet të më qëndrojë larg”.
Bilardo, i cili ka studiuar për gjinekologji, nuk është aspak kundër seksit në qendrën e grumbullimit të Argjentinës.
“Gjatë dëmtimeve të lojtarëve duhen lejuar gratë të qëndrojnë pranë tyre. Djemtë duhet t’i kenë pranë gratë, por kurrë një ditë para ndeshjes”.
Bilardo shkon dhe më tej: “Nuk kam asgjë kundër masturbimi. 80 për qind e lojtarëve mund ta bëjnë këtë, gjatë kohës që bëjnë dush”.
Atëherë, çfarë po ndodh te Argjentina?
Legjenda Maradona deklaroi pak kohë më parë, se në rast të fitimit të titullit ai do të vraponte lakuriq në rrugët e Buenos Airesit.
Tani shefi sportiv Bilardo bën një deklaratë edhe më të hapur, madje është gati të ofrojë edhe veten e tij.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 05 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili