Argjentina fiton “Miss Botërori 2010”

WORLD CUP 2010 - Fiton-s’fiton Argjentina Kampionatin Botëror, një bukuroshe nga vendi i Maradonës dhe Mesit e ka fituar atë.
17-vjeçarja bukuroshe Xhenifer Sherman është përzgjedhur si “Miss Botërori 2010”, në një konkurs të organizuar në Gjermani. Në vend të dytë doli Katerian Janoglu e Greqisë dhe në të tretin, Avalon Vajcig e Holandës.
Një shembull frymëzimi për lojtarët e Diego Maradonës dhe një nxitje jo e vogël për të bërë një figurë të mirë.
Sherman me origjinë argjentinase fitoi ndaj 31 konkurrenteve të tjera, të cilat mbanin të veshurat bluzat e kombëtareve një për çdo vend finalist të Kupës së Botës, duke fituar edhe një çmim prej 5 mijë eurosh dhe udhëtim në Egjipt.
Sherman fitoi në të tre disiplinat, duke bërë një figurë të mirë: fillimisht me bluzën e Kombëtares së Argjentinës, më pas me veshje mbrëmje dhe në fund me bikini.
Seksi Xhenifer pas fitores: “Jam shumë krenare dhe e lumtur, që unë jam kampione”.
Juria ishte shumë prestigjioze, ku midis të tjerëve ishin, Klaudia Efenberg, ish-gjjyqtari i FIFA-s, Valter Eshvajler, kampioni i botës në vitin 1990, Pier Litbarski, por dhe ish-ylli i Bajernit, holandezi i njohur, Roj Makaj.
Bukuroshja bionde: “Është gjithmonë e vështirë për mua, pasi zëmra ime rreh njëlloj si për Gjermaninë ashtu dhe për Argjentinën, por në këtë Botëror do të mbështes Argjentinën>
Edhe një shigjetë e ëmbël nga Sherman: “Argjentina në raport me ekipet e tjera ka futbollistët më joshës”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 05 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili