Miqësore, Holandë – Hungari 6-1

WORLD CUP 2010 - Holanda zbërtheu Hungarinë në miqësoren e fituar me rezultatin tenistik 6-1, duke lënë të kënaqur 50 mijë shikuesit në Amsterdam.
Ylli i Bajernit, Arjen Roben, shënoi dy gola (64’ dhe 78’), ndërkohë që te goli shkoi dhe kapiteni i baravarezëve, Mark Van Bomel (71’).
Golat e tjerë për formacionin e Bert van Marvijk u shënuan nga Robin van Persi (22’), Uesli Snajder (54’) dhe Elia (74’).
Pas ndeshjes, Arjen Roben u ankua për një dëmtim.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 05 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili