E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holanda, Roben në rrezik për Botërorin

WORLD CUP 2010 - Ylli i Bajernit, Arjen Roben, rrezikon ta shohë Botërorin në shtëpi. Prania e tij në Afrikën e Jugut është në dyshim të plotë.

Sulmuesi pësoi një tërheqje në muskulin e pjesës së sipërme te kofshes gjatë ndeshjes miqësore së fituar 6-1 me Hungarinë dhe nuk do të fluturojë me ekipin holandez në Afrikën e Jugut.

Robeni do t’i nënshtrohet një tomografie të dielën për të parë mundësinë në se ai do të marrë pjesë në Kupën e Botës apo jo.

Trajneri i Holandës, Bert van Marvijk, i shokuar: “Më mirë të kisha humbur ndeshjen, se sa Robenin. Kjo është një katastrofë. Nëse do të ketë edhe një shans të vetëm do ta marr me vete”.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 05 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›