E Diel, 1 Nëntor 2026

Shiu "pushton" Shqipërinë; "shuan" festën e turistëve

Reshjet e shumta të shiut që nisën të dielën dhe vijojnë edhe sot dhe më shumë gjasa edhe të paktën dy ditë të tjera, kanë krijuar një situatë jo fort të ngjashme me fund muajin qershor. Reshjet e shiut po bien në të gjithë vendin, duke ulur ndjeshëm temperaturat.

Kështu temperatura më e lartë gjatë ditës së sotme regjistrohet në Vlorë me 22 gradë celsius, ndërkohë që më të ulëtat janë nga 15 deri në 16 gradë. Këto temperatura nuk mund të jenë kurrsesi për pushime pranë detit.

Në qytetin e Durrësit, shtrëngatat dhe reshjet e shiut kanë vazhduar edhe sot paradite, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe udhëtarëve në disa nga kryqëzimet dhe rrugët kryesore të këtij qyteti.

Moti i keq ka nisur pikërisht ditët e fillimit zyrtar të stinës së nxehtë të vitit dhe sipas meteorologëve, reshjet e shiut dhe temperaturat e ulëta do të vazhdojnë përsëri.

Sot paradite, njëlloj si dje, rrugët në hyrje të qytetit si dhe në lagjet periferike të Spitallës, Porto Romanos dhe Shkozetit, kanë qëndruar disa orë të pushtuara nga ujërat. Kjo situatë e ka penguar disi entuziazmin e nisjes së sezonit veror, por megjithatë shumë prej aktiviteteve të parashikuara nuk janë anuluar.

Gjatë fundjavës, Autoriteti portual ka hapur për herë të parë dyert e mjediseve të portit më të madh të vendit, të cilat janë “pushtuar” nga qytetarët dhe vizitorët e shumtë të Durrësit si dhe nga veprimtaritë kulturore e artistike të çdo lloji. Edhe në Vlorë situata është e njëjtë, ku nga reshjet janë përmbytur shumë rrugë kryesore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›