Brazili dhe Holanda u ndane pa gola ne nje ndeshje te forte
Një ndeshje pa gola, por jo pa futboll e pa raste. E tillë ishte përballja e gjigandëve mes Brazilit dhe Holandës në Guajana, pra në vendin amerikanojugor që, ndonëse ishte një miqësore, prodhoi shumë emocione dhe nerva.
Ndonëse vendasit nuk arritën të hakmerreshin qoftë edhe pjesërisht për eleminimin tronditës të pësuar nga “tulipanët” në çerekfinalet e Kupës së Botës vitin e kaluar, sërish ata e treguan veten si skuadra më e mirë në fushë, duke ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj holandezëve dhe duke rrezikuar jo pak portën e mbrojtur nga Tim Krul.
Nejmar, ylli i ri i Santosit, ishte rreziku më i madh për Holandën dhe ai rrezikoi disa herë, duke u ndalur nga Krul, ndërsa pritej të shënonte. Gjithsesi, portieri holandez nuk e tregoi veten edhe aq të sigurt, duke krijuar rreziqe të mëdha në zonën e tij të rreptësisë, por lojtarët brazilianë nuk arritën dot që të përfitonin.
Me kalimin e minutave, Holanda nisi të bëhej më autoritare dhe Arjen Roben pati mundësi të rrezikonte në një depërtim, por gjuajtja e tij ishte krejtësisht e gabuar dhe porta e mbrojtur nga Zhulio Sesar shpëtoi mirë.
Duke hyrë në lojën e saj, Holanda e vuri në vështirësi Brazilin dhe ndërsa ndeshja po i afrohej fundit, mesfushori i Çelsit, Ramires, doli nga loja me karton të kuq për një ndërhyrje të rëndë ndaj lojtarit të Bajernit, Arjen Roben. Gjithsesi, gola nuk pati.