Capello: Ishim të lodhur

Përzgjedhësi i Anglisë, Fabio Capello, ka fajësuar lodhjen e lojtarëve për barazimin skandaloz ndaj Zvicrës në Wembley me rezultat 2-2.
“Lojtarët ishin pa energji. Keni parë se zvicëranët ishin më të freskët se ne, ata kanë vrapuar më shumë. Është sezon më ndryshe, shumë sezon më ndryshe, më i gjatë”, theksoi Capello për ITV.
Anglia është dashur që të kthehej nga disavantazhi prej dy golave ndaj Zvicrës për të siguruar një barazim në fund të takimit.