Spanja fiton 4-0 miqesoren me SHBA-ne

Spanja hakmerret ndaj Shteteve të Bashkuara për humbjen e pësuar në Kupën e Konfederatave, duke e shkatërruar 4-0 në miqësoren e luajtur mes tyre. Në fakt, tekniku Bob Bradley, kishte zgjedhur të linte shumë titullarë në pankinë, kështu që Cazorla nuk e ka patur të vështirë të kalojë iberikët në avantazh në minutën e 28, pas një asistimi të David Silvas.
Situata vështirësohet edhe më shumë, 4 minuta më pas, kur Alvaro Negredo i harruar nga mbrojtja amerikane shënon me qetësi golin e dytë. Praktikisht nuk ka ndeshje dhe Spanja e mbyll pjesën e parë, përpara 64 mijë tifozëve, me rezultatin 3-0, pas golit të dytë personal të Cazorlas.
Bradley provon të ndryshojë lojën me Clint Dempsey dhe mbrojtësin ekspert Steve Cherundolo, por Spanja vazhdon të luajë në mënyrën karakteristike, duke shënuar edhe golin e katërt në minutën e 73. Fernando Torres mposht sërisht Tim Howard, duke i dhënë një ndëshkim të rëndë Shteteve të Bashkuara, që nisin pas pak ditësh fushatën eleminatore të zonës Concacaf kundër Canadasë.
Eno Skarço