PD: Amendamentete rregullores synojnëtransparencën

TIRANE- Për Partinë Demokratike, janë socialistët ata që po tentojnë të dhunojnë procedurat parlamentare. Deputeti Eduard Halimi tha sot se amendamentet e rregullores synojnë vetëm, transparencën të cilës lideri i opozitës nuk duhet ti druhet.
"Edi Rama dhe zëdhënësi i tij, Gjiknuri, dolën kundër Kuvendit, parlamentarizmit dhe rritjes së transparencës. Njeriu që refuzon debatin e dialogun përballë transparencës preferon kulisat", tha Halimi.
Ai nënvizoi se "askush nuk mund t'i paragjykojë amendamentet e propozuara në rregulloren e Kuvendit, pasi ajo është një e drejtë kushtetuese e çdo deputeti dhe ai që ngrihet kundër tenton të dhunojë procedurat parlamentare".
Në deklaratën e tij, deputeti Halimi, njëkohësisht sekretar i Komisionit të Ligjeve, sqaroi se "kur është miratuar rregullorja e re e Kuvendit (2004), ajo nuk përmbante seancë dëgjimore. Në vendet ku zbatohet seanca dëgjimore votimi është i hapur. Seanca dëgjimore që bëhet në Senatin Amerikan është e hapur dhe vetëm e hapur".
Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, të propozuara nga maxhoranca, synojnë përmirësimin e veprimtarisë së këtij institucioni në marrëdhënien e tij me dekretet e Presidentit të Republikës dhe dhënien e pëlqimit për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese.
(e.n/BalkanWeb)