Brazili, fitore e vuajtur përballë Koresë
Ashtu siç pritej, “Selesao” arriti të dalë fitues nga ndeshja debutuese në kampionatin botëror. Por ndryshe nga parashikimet e pragndeshjes, që i shihnin të besuarit e Karlos Dungës si favoritë absolutë, 90 minutat treguan një panoramë krejt tjetër.
Falë përpikmërisë taktike të shkëlqyer (me skemën 5-4-1), Koreja arriti të rezistojë, duke bërë që në radhët e brazilianëve të shfqen shenjat e para të panikut. Pas një pjese të parë pa gola, Maikon shbllokoi rezultatin në minutën e dhjetë të fraksionit të dytë. Goli i Elanos në të 72-tën qetësoi tifozët verdheblu, ndërkohë që një minutë para fundit të kohës së regullt aziatikët shkurtuan diferencën me anë të Ji.
Pas ndeshjeve të para në grupin G, Brazili kryeson me tre pikë, i ndjekur nga Portugalia dhe Bregu i Fildishtë me nga një pikë. Në përballjet e radhës, brazilianët luajnë me kombëtaren e Didier Drogbasë, kurse Portugalia me Korenë e Veriut.
Brazil 2 – 1 Kore e Veriut (Maikon 55’, Elano 72’)
BRAZILI (4-2-3-1): Julio Cesar; Maicon, Lucio, Juan, Bastos; Gilberto Silva, Melo (38'st Ramires); Elano (27' st Dani Alves), Kakà (32' st Nilmar), Robinho; Luis Fabiano. (Gomes, Doni, Luisao, Thiago Silva, Gilberto, Josuè, Ramires, Baptista, Kleberson, Grafite). Trajner: Dunga
KORE E VERIUT (5-4-1): Myong Ri; Jong Cha, Kwang Ri, Yun Ji, Li; In Mun (35' st Kim), Yong An, Nam Pak Chol, Chol An; Yong Hong, Jong Tae Se. (Gil, Won, Won, Li, Jin, Chol, Pak Nam, Hyok, Jun, Myong, Kim, Sung Hyok, Chol). Trajner: Kim Jong Hun
Gjyqtar: Kassai (Hungari)