Gr. F, Itali – Paraguai 1-1

Kampionia në fuqi e botës, Italia, zhgënjeu në prezantimin e saj të parë në Afrikën e Jugut, duke barazuar 1-1 me Paraguain. Në fakt, nga italianët nuk është se pritej ndonjë performancë të shkëlqyer, por je të paraqiteshin në mënyrë krejt amorfe dhe pa forcë.
Paraguai ekzekutoi një goditje të lirë nga e djathta dhe mbrojtja italiane u çorientua. Alkaraz, blerja e re e Uiganit në Angli, reagoi më shpejtë se “axurrët”, duke goditur me kokë në minutën e 39-të në këndin e paarritshëm të portës së Xhixhi Bufonit, i zëvendësuar me fillimin e pjesës së dytë nga trajneri Marçelo Lipi.
Golin e barazimit për Italinë e shënoi sulmuesi i Romës, Daniele De Rosi, i cili shfrytëzoi një hapësirë milimetrike në vijën e mbrojtjes së Paraguait, duke realizuar pas një harkimi nga goditja e këndit në minutën e 63-të, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit të Uruguait, Vijar.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene, 14 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili