E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria dhe Kosova lehtësojnë kalimet në kufi

Marrëveshja në falë është nënshkruar sot në Morin të Kukësit nga dy ministrat e Brendshëm, përkatësisht ai shqiptar Lulzim Basha, dhe ai kosovar, Bajram Rexhepi.

Marrëveshja në fjalë do të jetë në fuqi për tre muajt e verës kur fluksi i qytetarëve nga Kosova që vijnë për të kaluar pushimet në bregdetin shqiptar është tejet i madh. Në bazë të marrëveshjes, daljet nga Shqipëria do të kontrollohen vetëm në pikën kufitare të Kosovës dhe hyrjet vetëm në pikën doganore të Shqipërisë.

E thënë më thjeshtë, kontrollet për pasaporta do të kryhen vetëm në një doganë. Kjo bëhet për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve dhe të njerëzve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›