Myler: Nuk është faji i topit

Sulmuesi i Gjermanisë, Tomas Myler, iu kundërpërgjigj ashpër deklaratave të Xhim Karager, sipas të cilit Gjermania është avantazhuar pasi e “njeh më mirë topin Jabulani”.
Myler u shpreh qartë: “Nationalmanschaft” nuk është e avantazhuar nga fakti që e ka përdorur prej më shumë javësh topin zyrtar të Botërorit.
“Kjo nuk ndryshon asgjë. Një ndeshje fillon 0-0. Të gjitha ekipet kanë pasur mundësinë të përgatiten me ‘Jabulani’ përpara Kupës së Botës”, - tha Myler, autori i golit të tretë në fitoren 4-0 të Gjermanisë kundër Australisë.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 15 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili