E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazili, ikën Dunga, gati Leonardo

Mediat italiane raportojnë se menjëherë pas shkarkimit të Dungës, federata braziliane e futbollit ka kontaktuar me Leonardon. Ky i fundit mësohet të jetë shprehur i kënaqur nga propozimi dhe madje ka shfaqur gatishmërinë për të marrë drejtimin e kombëtares verdheblu.

Por nëse pranon stolin e “Selesaos”, Leo detyrohet të heqë dorë nga posti drejtues në komitetin e organizimit të botërorit të vitit 2014 në Brazil, si dhe të lojërave Olimpike të Rio de Zhaneiros në vitin 2016.

Gjithsesi, në pritje të konfirmimit (që sipas mediave italiane mund të mbërrijë të shtunën), vazhdon të qarkullojë edhe emri i Luis Felipe Skolarit, nën drejtimin e të cilit Brazili fitoi kupën e Botës në vitin 2002.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›