Brazili në “grupin e vdekjes”, Italia buzëqesh me kundërshtarët
Tridhjetë e dy skuadrat finaliste të Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010” njohën kundërshtarët e tyre në rrugën drejt trofeut të kompeticionit më të mëdha futbollistik të botës, gjatë një shou të jashtëzakonshëm në shortin e hedhur në Kejp Taun, i ndjekur nga një audiencë globale prej më shumë se 200 milionësh në gjithë planetin dhe me du mijë të ftuar në një ceremeoni plot ngjyra.
GODITJA E PARË
Legjenda afrikanojugore, 91-vjeçari Nelson Mandela, dha “goditjen e parë” në procedurat e shortit të finaleve, duke pohuar se Afrika e Jugut “është e privilegjuar dhe e nderuar” të organizojë ngjarjen më të madhe futbollistike. Mandela luajti një rol të dorës së parë në sigurimin për herë të parë të një vendi afrikan të organizimi të Kupës së Botës. Mandela përmes një video speciale iu drejtua të pranishmëve: “Sporti ka fuqinë të frymëzojë dhe të bashkojë njërëzit. Në Afrikë, futbolli gëzon popullaritet të madh dhe ka një vend të veçantë në zemrat e njerëzve. Ke Nako! Le të fillojë”. Disa nga yjet e sportit afrikan të tillë si atleti Haile Gebreselassie, regbisti John Smit, kriketistir Makhaya Ntini, dhe futbollistët Metju Buth dhe Sipfi Dluldlui, përkrah ikonës angleze Devid Bekham i dhanë një dimension pa kufij mbrëmjes së hedhjes së shortit, ku ndeshja hapëse do të jetë ajo midis Afrikës së Jugut dhe Meksikës, të programuar më 11 qershor 2010.
NDESHJA E HAPJES
Afrika e Jugut, vendi organizator do të përballet me Meksikën në ndeshjen hapëse të Kampionatit Botëror, dhe bashkë me to në grup, janë edhe dy ish-kampione të botës, Franca dhe Uruguai. Afrika e Jugut, e renditur në vendin e 86-të në botë do të përballet me një kundërshtar të vështirë të renditur në vendin e 15-të. Gjithsesi, afrikanojugorët besojnë te mbështetja e fuqishme në një stadium prej 87 mijë vendesh. Për Afrikën e Jugut duket se gjithçka shkoi keq, pasi i duhet të përballet edhe me Francën, vendi i shtatë në botë. Dy ekipet do të përballen në ndeshjet e fundit në grup. Franca ka fituar kampionatin botëror në vitin 1988. “Ne do të jemi krenarë të përballemi me vendin organizator”, - tha trajneri i Francës, Rajmond Domenek. “Ne e vlerësojmë atmosferën e futbollit afrikan”.
ANGLIA ME FAT
Trajneri i Anglisë, Fabio Kapelo, mund të jetë më i lumtur nga 32 trajnerët e ekipeve që marrin pjesë në Kupën e Botës, pasi shorti e vuri përballë me ekipe të lehta në letër. Kampionët e botës së vitit 2006 do ta fillojnë aventurën kundër Shteteve të Bashkura, takim që do të luhet më 12 qershor në Rustenburg, takimi i parë i ndërmjet tyre që nga Kampionati Botëror i Brazilit në vitin 1950. Anglia ka fituar tetë nga dhjetë ndeshjet e mëparshme kundër Shteteve të Bashkuara në kompeticione të tjera apo takime miqësore. Devid Bekham, i cili ndihmoi fituesen e çmimit “Oskar”, Sharliz Teron dhe sekretarin e FIFA-s në hedhjen e shortit, tha: “Është një grup interesant. Të gjitha janë ndeshje të vështira në këtë pikë kur ju jeni në Kupën e Botës”. Sllovenia dhe Algjeria kompletojnë grupin, që në letër është i lehtë për anglezët dhe amerikanët.
“GRUPI I VDEKJES”
Brazili, pesë herë kampion i botës, mund të konsiderohet se ka rënë në të ashtuquajturin “grupi i vdekjes”, pasi përballë do teë kenë dy prej ekipeve më të mira në planet, si Portugalia e Bregu i Fildishtë, duke mos përjashtuar këtu një kundërshtar të bezdisshëm si Koreja e Veriut në grupin G. Shorti nuk ishte aspak i sjellshëm edhe me Gjermaninë, tre herë kampione të botës, pasi përballë saj do të jenë ekipe të fuqishme si Australia, Gana dhe Serbia. Italia ndodhet në një grup ta favorshëm. Kundërshtarët e saj janë Sllovakia, Zelanda e Re dhe Paraguai. Holanda do të përrballet me Japoninë, Kamerunin dhe Danimarkën në grupin E. Përshtypja e parë e trajnerit holandez, Bert van Mervijk: “Grupi është OK, por që të gjitha ekipet mund të bëhen të rrezikshme”. Holanda luan ndeshjen e parë kundër Danimarkës, më 14 qershor.
BASTET
Kompanitë më të mëdha të basteve kanë përzgjedhur Spanjën si favoriten kryesore për të fituar Kampionatin Botëror në Afrikën e Jugut. Spanja, kampionia në fuqi e Europës, është kuotuar si fituese e mundshme me koefiecientin 5.25. Brazili, rekordmen i botës përsa i përket kampionateve të fituara, 5 të tilla, është kuotuar (5,5), Anglia (8.0), Argjentina (9.0) dhe Gjermania (11.0). Italia, kampione në fuqi e botës, është e gjashta në parashikimet e kompanive të basteve me koeficientin 13.0.
FITUESI
FIFA do të shpërblejë me 30 milionë dollarë fituesin e Kampionatit Botëror që do të zhvillohet në Afrikën e Jugut vitin e ardhshëm. Qeveria e futbollit botëror do të shpërndajë 420 milionë dollarë për 32 ekipet finaliste në Kupën e Botës 2010. Kampionia merr 30 milion dollarë, ekipi finalist humbës 24 milionë dollarë. Vendi i tretë po 24 milionë dollarë dhe ai i katërt 20 milionë dollarë. Në Kampionatin Botëror të vitit 2006 u shpërndanë në total 261 milionë dollarë.
Grupi A
Afrika e Jugut
Meksika
Uruguai
Franca
Grupi B
Argjentina
Meksika
Korea e Jugut
Greqia
Grupi C
Anglia
SHBA
Algjeria
Sllovenia
Grupi D
Gjermania
Australia
Serbia
Gana
Grupi F
Holanda
Danimarka
Japonia
Kameruni
Grupi F
Italia
Paraguai
Zelanda e Re
Sllovakia
Grupi G
Brazili
Koreja e Veriut
Bregu i Fildishtë
Portugalia
Grupi H
Spanja
Zvicra
Hondurasi
Kili
KAMPIONËT E BOTËS
1930 - Uruguai*
1934 - Italia*
1938 - Italia
1950 - Uruguai
1954 – Gjermania Përëndimore
1958 - Brazili
1962 - Brazili
1966 - Anglia*
1970 - Brazili
1974 - Gjermania Perëndimore*
1978 - Argjentina*
1982 - Italia
1986 - Argjentina
1990 - Gjermania Perëndimore
1994 - Brazili
1998 - Franca*
2002 - Brazili
2006 – Italia
* Kampionet që kanë qenë edhe vende organizatore
5 Dhjetor 2009