E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta, autokritikë e shëndoshë



Teuta fitoi 2-1 në transfertë me Kastriotin në Krujë në një stadium pa shikues, në takimin hapës të javës së 13-të të Kategorisë Superiore. Teuta bëri autokritikën më të mirë pas humbjes 0-2 me Apoloninë në Durrës, në javën e parë të fazës së dytë. Dy djemtë e artë të Mirel Josës, Vilfor Hysa dhe Vangjel Mile shënuan nga një gol secili në fitoren e dytë sezonale jashtë “Niko Dovanës”. Hysa shënoi në minutën e 19-të. Goli i pëstë sezonal i tiranasit të Kombëtares U-21. Kapiteni Vangjel Mile dyfishoi shifrat në minutën e 62-të. Edhe për beratasin ky ishte goli i pestë gjatë këtij edicioni. Kastrioti shkurtoi diferencën në të 68’ me anë të Eleandro Pemës (goli i tij parë sezonal). Për Kastriotin kjo ishte humbja e dytë rresht në fazën e dytë, pas asaj me Dinamon (2-0) në javën e 12-të. Teuta u ngjit në kuotën e 19 pikëve.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 13

04.12.2009, 13:30

Kastrioti-Teuta 1-2
Shënues: Eleandro Pema 68’/ Vilfor Hysa 19’, Vangjel Mile 62’

05.12.2009
13:30 Dinamo-Flamurtari
13:30 Apolonia-Vllaznia
13:00 Gramozi-Laçi

06.12.2009
13:30 Skënderbeu-Tirana
13:30 Besa-Shkumbini
Mourinjo: “Juve? Presioni wshtw mbi tw”

Për trajnerin e Interit, Hoze Mourinjo, ndeshja kundër Juventusit nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë, pasi që cilido të jetë rezultati, zikaltrit do të mbeten në krye të tabelës. “E vërteta është se do të kthehemi nga Torino me diferencë pikësh ndaj Juventusit. Për mua është thjesht një ndeshje që vlen tri pikë, sikur të gjitha të tjerat. Unë nuk jam nga Italia, prandaj nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë për mua. Ata e dinë se presioni është mbi ta, pasi që dy ndeshjet e radhës janë vendimtare për ta”, ka thënë portugezi në një konferencë për shtyp.
e

5 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›