E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazili paralajmëron për luftë tregtare

Ministri i Financave në Brazil paralajnëroi se bota mund të jetë në pragun e një lufte të vërtetë tregtare, pasi Kina është duke shkatërruar të gjithë ekuilibrat në treg, falë politikës të favorizimit të inflacionit të lartë.
”Kjo që po përjetojmë është një luftë e vërtetë midis monedhave dhe së shpejti do të shndërrohet edhe në një betejë tregtare”, deklaroi Ministri Mantega gjatë ditës. Ai bëri me dije se bilanci tregtar i vendit të tij me SHBA-në ka kaluar nga një surplus prej 15 miliard dollarësh, në një deficit prej 6 miliardësh.

”Kursi i këmbimit është një prej motorëve kryesore të ekonomisë, më i rëndësishëm edhe se vetë prodhimi. Monedha e nënvlerësuar kineze është duke çorientuar tregun, ndërsa favorizon shpërthimin e eksporteve kineze”, shtoi Ministri i Financave, i cili bëri me dije se Brazili do të ngrejë zërin e tij në mbledhjen e ardhshme të G-20.

Mantanga bëri të njëjtën akuzë për dollarin amerikan në fundin e vitit të shkuar. Reali brazilian ka fituar 39% në vlerë ndaj monedhës së SHBA-së, pasi kjo e fundit ka konsideruar një dollar të ulët si një mjet shpërtimi nga kriza, në sajë të rritjes së eksporteve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›