Giffords, mbijetesë prej fatit
Kirurgët që po mbikëqyrin Gabrielle Giffords, kongresmenia amerikane që i mbijetoi një plumbi që e goditi në kokë, kanë hequr gjysmën e kafkës së saj në mënyrë që të shpëtojnë trurin e dëmtuar.
Pavarësisht se plumbi ka qenë në një rreze të shkurtër dhe ka kaluar përtej gjysmës së majtë të trurit, ajo ka mbijetuar dhe ka filluar t`u përgjigjet komandave të thjeshta, si për shembull shtrëngimit të dorës.
Shumë pak njerëz me një plagë si ajo e Giffords mund të mbijetojnë dhe ta kalojnë jetën me një përvojë të hidhur.
Por për të shpëtuar jetën e saj, kirurgëve u është dashur të përdorin masa të jashtëzakonshme, si të presin gjysmën e kafkës së saj dhe ta vënë atë në akull.
Teknika në fjalë, e quajtur hemikranektomi, mund të duket barbare dhe mizore për amatorët, por ajo mund të bëjë diferencën mes jetës dhe vdekjes në rastin e zonjës Giffords.