Bankieri zviceran para gjyqit
Bankieri zviceran, veprimet e të cilit bënë që një gjykatës amerikan ta mbyllë WikiLeaks-in tre vjet më parë, po përballet me gjykim për shpërndarjen e dokumentave konfidenciale që tregojnë se një ish punonjës i tij i ka ndihmuar klientët e pasur që të shmangin pagesen e taksave.
Rudolf Elmer, nga banka zvicerane Julius Baer, është urdhëruar të dalë para gjykatës së Cyrihut në 19 janar për t`u përgjigjur ndaj akuzave për shkelje të ligjeve të rrepta bankare të Zvicrës. Ky është rast i parë që një ish informator i WikiLeaks-it do të dalë para gjyqit.
Elmer ka pranuar se ua shpërndarë të dhënat e operacioneve të bankës Julius Baer disa mediave dhe autoriteteve tatimore. Më vonë, ai ia ka dorëzuar disa nga këto informata WikiLeaks-it, duke nxitur mbylljen e faqes.