Iran: Autoritetet nuk e ndalën dot trafikimin e alkolit
Një gazetë iraniane raportoi se autoritetet kapin vetëm një të katërtën e pijeve alkolike në vlerë prej 730 milionë dollarëve që brenda vitit trafikohen në Iran, ku alkoli është i ndaluar sipas ligjit islamik.
Gazeta "Khabar" citoi zyrtarin Hasan Vanai, sekretari i byrosë kundër alkolit, të ketë thënë se nga sasia e gjith anshme e alkolit e vlefshme 730 milionë dollarë që hyn në Iran, "zbulohen vetëm 200 milionë dollarë".
Prodhimi dhe konsumimi i alkolit rreptësisht janë të ndaluar në Iran prej revolucionit islamik në vitin 1979, por kjo nuk e ka ndalur prodhimin e alkolit në shtëpi apo trafikimin e tij nga jashtë.