E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazili pergatitet per lojerat olimpike

Rio de Janeiro shpalos një plan të ri sigurie për plazhin e Copacabana ku në natën e ndërrimit të viteve pritet që të mbërrijnë 2 milion vetë. Pas valës së dhunës që përfshiu vendin një muaj më parë autoritetet thonë se masa të tilla janë të nevojshme. Njësitë policore në zonat më të frekuentura nga turistët janë rritur ndjeshëm.

6,717 policë e 1,208 makina do të patrullojnë zonën gjatë festimeve ndërsa Brazili pret që në natën e madhe të shpalost dhe logoja e lojrave olimpike që do të mbahen në Rio më 2016. Pas mesnate paralajmërojnë forcat e rendit janë plot 25 ton fishekzjarre eksplozivë që do të ndricojnë qiellin. Autoritetet garantojnë një numër rekord turistësh për këtë sezon, plot 700 mijë vetë priten të vizitojnë Rion deri në muajin shkurt kohë kur ky numër pritet të shtohet dhe pasi fillojnë karnavalet e famshme të Brazilit.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›