EULEX tre padi per krim te organizuar

Misioni për ruajtjen e ligjit dhe rendit në Kosovë, EULEX, bën të ditur se ka ngritur akt-akuzë për një rast madhor të krimit të organizuar. Më 23 dhjetor 2010, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), ngriti një padi kundër tre personave, të cilët akuzohen për vepra të trafikimit të drogës dhe krim të organizuar, ka njoftuar EULEX-i përmes një komunikate për media.
Rasti, thuhet se, rrjedh nga një hetim i madh i ndërmarrë nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar e Policisë së Kosovës, filluar në fund të vitit 2008 e nën udhëheqjen e prokurorit special të EULEX-it nga PSRK-ja. Për shkak të natyrës ndërkufitare të këtij grupi të organizuar kriminal, hetimet janë kryer në bashkëpunim me policitë dhe prokuroritë homologe nga vendet e Ballkanit dhe Evropës Perëndimore, thuhet në njoftimin e EULEX-it.
Dy nga të akuzuarit u arrestuan në Kosovë më 27 maj 2010, ndërsa i treti më 4 dhjetor 2010, në bazë të urdhër-arrestit të lëshuar nga një gjyqtari i procedurës paraprake i EULEX-it. Më vonë, faza e procedurës paraprake e gjykimit u është deleguar vendoreve. Të gjithë personat janë në paraburgim dhe në pritje të procedurave të mëtejshme. Seanca e konfirmimit të akt-akuzës është parashikuar të mbahet në fillim të vitit 2011. EULEX nuk bëri të ditur identitetin e të pandehurve.
Delina Bitraku