E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi: Jo kushte për bashkëqeverisje

Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Jakup Krasniqi theksoi sot se ai është nismetar i krijimit të një qeverie të qëndrueshme të Kosovës.
Krasniqi, i cili mban detyrën e ushtruesit të detyrës së presidentit theksoi se jo të gjitha partitë politike mund të kushtëzojnë për partneritet në qeverisje.
“Unë nuk do të përmend emra për formimin e koalicionit, por personalisht jam që të jetë një koalicion sa më i qëndrueshëm dhe mendoj që, përveç LDK-së që mund të kushtëzojë koalicionin me pozitën e presidentit, partitë e tjera nuk kanë numrin që të kushtëzonin”, deklaroi Krasniqi.
Ai nuk ka bërë të ditur se a do të kandodohet nga partia e tij për një mandat të dytë të kryeparlamentarit të Kosovës.
Në takimin e fundvitit me gazetarët, ushtruesi i detyrës së presidentit deklaroi se do të pranojë secilën pozitë që do ti ofrohet nga PDK-ja, dhe të cilën siç tha do ta kryejë me nderë dhe përkushtim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›