E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolumbi, bosi i mafias raportohet i vdekur

Policia kolumbiane informoi gjatë ditës së sotme se mund të ketë vrarë një prej bosëve më të mëdhenj të drogës në botë, Pedro Guerrero Castillo-n.
Guerrero, i njohur ndryshe si Cucchillo (Thika), udhëhiqte një ushtri të fortë prej 1 200 vetash dhe ishte në kontrollin e të gjithë tregtisë së lëndëve narkotike në lindjen e vendit.

Policia e kërkon prej disa vitesh dhe kishte vënë në dispozicion për të gjithë ata që do të jepnin informata për kapjen e tij, një shumë prej 1,25 milion dollarësh.

Forcat e rendit patën një shkëmbim zjarri me grupin e armatosur disa ditë më parë në një provincë të quajtur Meta. Sipas burimeve të policisë, Guerrero u plagos gjatë sulmit dhe ndërroi jetë pak më vonë.

Truproja e tij më e afërt gjithashtu mbeti i vrarë, ndërsa të paktën shtatë persona nga karteli i drogës u arrestuan. Midis tyre është edhe numri dy i kartelit, i njohur si Haroldi i Çmendur.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›