E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Vdes dhuruesi i parë i organeve në botë

Ka ndërruar jetë njeriu që konsiderohet të jetë dhuruesi i parë i organeve në botë. Ronald Lee Herrick, 79 vjeç, ka vdekur në një spital në shtetin e Mejnit. Para 56 vjetësh ai ia dhuroi njërën veshkë të vëllait binjak.

Transplantimi eshte kryer në Boston më 23 dhjetor të vitit 1954, ndërsa vëllai, Riçardi, jetoi edhe 8 vite te tjera pas operacionit.

Kirurgu që udhëhoqi operacionin, dr Joseph Murray më vonë eshte nderuar me çmimin Nobel.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›