E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazili rikthehet në majë e FIFA-s

Brazili, fituesi i Kupës së Amerikës 2007, u rikthye ne majën e futbollit botëror, duke spostuar si Italinë (tani e treta) ashtu dhe Francën (e katërta) nga dy vendet e para që mbanin në renditjen e muajit qershor 2007. Brazili në vend të parë me një shifër të bukur: 1500 pikë. Argjentina, finalistja e Kupës së Amerikës u katapultua në vendin e dytë, nga vendi i pestë që mbante në muajin qershor. Dy ekipet amerikano-jugore u ngjitën në krye të futbollit botëror edhe për shkak se zhvilluan një numër të konsiderueshëm ndeshjesh në Kupën e Amerikës. Meksika, që zuri vendin e tretë në Kupën e Amerikës bëri një kapërcim prej 16 vendesh në krahasim me nëj muaj më parë. Ja dhe dhjetë të parët. 1. Brazili, 1500 pikë; 2. Argjentina, 1473; 3. Italia 1368; Franca 1357, 5. Gjermania, 1311, 6. Holanda, 1195; 8. Portugalia, 1146; 9. Spanja, 1144; 10. Meksika, 1142.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›