“Bilbila” anglezë në Domzhale-Tirana

Takimi Domzhale-Tirana do të zhvillohet sot (ora 20:15) në "Sportni Park" të Domzhales dhe do të gjykohet nga gjyqtarë anglezë me kryrsor Martin Atkinson. Vëzhguesi i gjyqtarëve i dërguar nga UEFA do të jetë zvicerani Serzh Muhmentaler. Ndeshja e kthimit do të luhet më datë 25 korrik në Stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa" dhe do të gjykohet nga greku Mihalis Germanikos. Gjermani Dieter Pauli është vëzhguesi i arbitrave i dërguar nga UEFA.