E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vieira: “Interi, titull dhe Champions”

Vieira, si ndiheni?
Mirë. Mbërrita të dielën dhe, pasi u stërvita në Francë, tani po punoj vetëm edhe për 15 ditët e ardhshme. Dëshiroj të rikuperohem mirë pasi nuk më kishte ndodhur kurrë të kisha një problem serioz si ai që pësova në finalen e kthimit në Kupën e Italisë kundër Romës. Dhe të mendosh se ishte një tjetër dëmtim pasi ati që më detyroi të mungoja në disa ndeshje të rëndësishme të kampionatit.
Cfarë kujtoni nga sezoni 2006-2007?
Forcën dhe karakterin e skuadrës. Bëmë një sezon të mirë pasi kishim një grup me lojtarë të fortë teknikisht, por mbi tëe gjitha të fortë si një kokë.
Mentaliteti fitues a ishte me të vërtetë thelbësor për fitimin e titullit të kampionatit të kaluar?
Po dhe duhet jete arma jonë më shumë edhe për këtë vit. Skuadrat e madhe janë të forta më këmbët, pro edhe me kokën.
Cfarë duhet të përmirësojë një Inter i aftë të marrë në total 67 pikë në kampionat?
Në futboll mund të përmirësohesh gjithmonë. Ndoshta mund të luajmë një futboll më shumë spektakolar ose më të kompaktësuar. E rëndësishme është të provojmë të bëjmë më mirë.
Të bëni më mirë në nivelin e rezultateve do të thotë të fitoni si kampionatin ashtu dhe Ligën e Kampioneve. A është e mundur kjo?
Kur luan në një skuadër të madhe si Interi, e ke të detyar të fitosh. Ky nuk duhet të jetë një presion, por një stimul.
Atëherë nuk është e ndaluar të flasësh për Cmime të Mëdha?
Besoj se jemi të fortë, që kemi një grup të shkëlqyer dhe që tani duhet të punojmë shumë për të gjëra të mira. Cfarë do të fitojmë këtë do ta shohim në fund, por sinqerisht jam i bindur se, nëse do të stërvitemi si vitin e kaluar, dicka do të cojmë në shtëpi.
Ju keni fituar gjithcka që duhet fituar si në nivelin e klubeve ashtu dhe me Kombëtaren franceze. Ju mungon vetëm Liga e Kampioneve...
E vërtetë dhe dua të them se më pëlqen ta coj në qiell, por nuk është një gjë fikse, por nga ana tjetër më shërben edhe si stimul.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›