Kadare Nobel-i me afer se kurre
Sekretari i perhershem i Akademise Suedeze Peter Englund duke iu pergjigjur pyetjeve te gazetareve Karl Ritter dhe Bjoern H.Amland te The Associated Press deklaroi se fituesi i cmimit Nobel per letersine e ketij viti tashme eshte zgjedhur dhe shpallja do te behet diten e enjte me 7 tetor 2010. Paneli i perzgjedhjes se cmimit ka qene kritikuar per shkak se shumica e fituese kane qene nga Europa. Por ne qofte se ky panel do te shihte jashte Europes kete vit kandidatet me te favorizuar do te ishin poeti Ko Un i Korese se Jugut Assia Djebar nga Algjeria ose shkrimtari izraelit Amos Oz. Ndersa nga shkrimtaret amerikane Philip Roth Joyce Carol Oates Thomas Pynchon ose Don DeLillo. Ismail Kadare i Shqiperise ose Tomas Transtromes i Suedise jane favoritet nese juria zgjedh nje tjeter shkrimtar europian. Lajmi per kete deklarate te sekretarit te perhershem te Akademise Suedeze behet i ditur prej botuesit te Ismail Kadarese ne shqip Bujar Hudhri. Kane kaluar dekada qe kur emri i shkrimtarit te madh shqiptar Ismail Kadare permendet per nje fitore te mundshme te ketij cmimi te rendesishem letrar. Pritshmerite e shqiptareve qe perfaqesuesi me i denje i letersise shqipe i njohur dhe vleresuar nderkombetarisht per te veshur petkun e nobelistit jane te shumta. Pas fitores se nje tjeter cmimi te rendesishem per letersine si ai Princit te Asturias natyrshem lind edhe deshira qe Kadare te jete fituesi i ketij viti per Nobel-in per letersine edhe pse sipas te dhenave paraprake duket se mes te preferuarve europiane mbetet poeti suedez Tomas Transtromes. Nje tjeter cmim i rendesishem fituar nga Kadare eshte edhe Booker Price International. Ai eshte i pari shkrimtar qe eshte vleresuar ne versionin nderkombetar te tij. Mbi ndikimin e ketyre cmimeve per afrimin e metejshem te shkrimtarit prane cmimit Nobel Kadare ka thene se mundet ti kesh keto cmime dhe te te ndihmojne por mund edhe te mos i kesh dhe ta marresh cmimin lsquoNobel. Sigurisht nje pjese e madhe e shkrimtareve qe e kane marre kete cmim e kane pasur cmimin lsquoPrinci i Asturias packa se nuk eshte nje kushtezim ky. Per here te pare Kadare u emerua zyrtarisht per cmimin Nobel ne fillim te viteve lsquo90. Gjate nje interviste te meparshme shkrimtari shqiptar Ismail Kadare ka thene se shteti nuk mund te ndikoje ne marrjen ose jo te nje cmimi Nobel ose mund te ndikoje fare terthorazi por jo direkt. Sa i takon ndikimit te atmosferes jashteletrare dhe ndikimit te saj ne marrjen e cmimit Nobel Kadare ka thene se cmimi Nobel ka 1 mije sekrete nuk i di asnjeri mund te bisedojme pese ore dhe nuk themi asgje nga ajo qe eshte e verteta. Ai eshte fitues i nje sere cmimesh te rendesishme nderkombetare. Krijimtaria e tij eshte perkthyer ne shume gjuhe te botes.
Cmimi Nobel i krijuar nga industrialisti suedez Alfred Nobel u dha per here te pare ne vitin 1901 pese vjet pas vdekjes se tij. Ai perfshin nje shume prej 10 milione kronor suedeze afersisht 1.5 milione dollare nje diplome dhe nje medalje ari. Kete vit sezoni i cmimeve Nobel celet me cmimin per mjekesine per te vijuar me fiziken dhe kimine. Fituesi i cmimit Nobel per paqen do te behet i ditur me 8 tetor jo ne Stokholm si te gjithe te tjeret por ne Oslo Norvegji. Te henen me 11 tetor Nobel-i per ekonomine do te mbylle javen e cmimeve. Ceremonia per dhenien zyrtare te cmimeve do te mbahet si gjithnje me 10 dhjetor ne Stokholm date qe shenon edhe pervjetorin e vdekjes se Alfred Nobel.