Braziliani Maicon zbarkon në Romë, gati analizat mjekësore dhe kontrata
Maicon ka zbarkuar në Romë. Aeroplani nga San Paolo në të cilin ai po udhëtonte zbarkoi në Itali rreth orës 07:00 të kësaj të hëne.
Lojtarii veshur me këmishë të zezë dhe beretë Michael Jordan, la aeroportin në Fiumicino, pasi është fotografuar në qafë me një shall të kuq dhe të verdhë, të marra nga një prej rreth 30 tifozëve të pranishëm.
Gjatë ditës Maicon do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore. Më pas ai, siç raportojnë sot mediat sportive në Itali do të firmosë kontratën me klubin e Romës.