Naftëtarët e ARMO-s kundër tatimorëve: Autobotet janë bllokuar pa urdhër
Ballsh- E hëna ka nisur me protesta të punëtorëve të kompanisë së naftës ARMO në rafinerinë e Ballshit, ata edhe sot kanë kundërshtuar veprimet e punonjësve të tatimeve.
Mësohet se paraditen e sotme ata u mblodhën në ambjentet e brendshme të rafinerisë dhe kërkuan që tatimorët të largoheshin nga ambientet e uzinës.
Sipas punonjësve të ARMO-s bllokimi i boteve është bërë pa urdhër.
Si edhe në protestat e fundjavës së shkuar naftëtarët e ARMO-s i kanë kërkuar qeverisë që të zhbllokojë situatën e krijuar.
Naftëtarët kanë paralajmëruar se në të kundërt do të merren masa të mëtejshme, ‘ndoshta edhe një grevë urie, për zgjidhjen e problemit në favor të punës dhe financave të punonjësve, thanë ata.
Prej ditësh situata ka qenë e tensionuar në ambjentet e uzinës së rafinerisë së naftës në qytetin e Fierit, ku tatimorët ndalojnë çdo mjet që del me naftë nga rafineria duke kërkuar dokumentacionin. Ata kanë thënë se kompania ARMO ka detyrime të pashlyera ndaj organeve shtetërore.