E Diel, 1 Nëntor 2026

Braziliani Ze Roberto mendon kalimin në SHBA

Mynih (Start)-Braziliani Ze Roberto mund të lërë skuadrën e Bajernit të Mynihut në fundin e këtij sezoni. Futbollistit 34-vjeçar i skadon kontrata e tij me gjermanët në muajin qershor.

Ish-futbollisti i Realit të Madridit po shikon gjithnjë e më shumë idenë e kalimit të tij në Amerikë, ku do të përfundojë edhe karrierën futbollistike. Në Shtetet e Bashkuara për të është e interesuar skuadra e Dallasit. Rreth të ardhmes së tij futbollisti shprehet për “Syddeutsche Zeitung” se, “vendimin do ta mar në fillim të pranverës”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›