E Diel, 1 Nëntor 2026

Keirrison, talinti më i ri që po kërkohet nga të gjithë

Liverpul (Start)- Keirrison de Souza Karneiro është emri i talentit më të ri që ka zgjuar interesin e të gjithëve. Futbollisti latin është i gatshëm për të zbarkuar në Europë, dhe të gjithë prozhektorët janë në drejtim të tij.

Futbollisti 19-vjeçar, i cili luan me skuadrën Kuritibas në kampionatin Brazilian, ngjan shumë në lojën e tij me Romarion dhe Ronaldon. Për të kanë shfaqur interes mjaft klube në Europë, si Palermo, Barcelona, Valencia, etj. Por e përditshmja portugeze “Record”, citon menaxherin e Keirrisonit, i cili deklaron se oferta e Liverpulit qëndron përpara të tjerave.

Skuadra italiane e Palermos mund të ofrojë një shifër rrëth 12 milionë euro për të marrë shërbimet e lojtarit. E gatshme për të paguar një shifër të tillë është shfaqur edhe CSKA e Moskës, por shifra e Liverpulit mësohet të shkojë deri në 18 milion euro.

Ne mediat braziliane flitet për një konfuzion të lojtarit, i cili mësohet të ketë hedhur një parakontratë me Palmeirasin, gjë që nëse arrihet do ta pengojë lojtarin të ekspozohet në vitrinën e futbollit europian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›