E Diel, 1 Nëntor 2026

FIFA mohon përsëri kërkesën kosovare për miqësore

Prishtinë (Start)- FIFA i jep një tjetër goditje futbollit kosovar, pasi nuk ka lejuar që kombëtarja të luajë një ndeshje miqësore me skuadrën zviceriane të Ksamaksit. Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve “New Kosova Report”, e cila citon se FIFA e ka ndaluar FKF-në edhe gjatë muajve të verës të zhvillonte ndeshje miqësore me Arabinë Saudite, Brazilin dhe Beninin.

Për këtë ngjarje është shprehur edhe presidenti i Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri. Në një pronocim për mediat ai shprehet: “Ne duhet ta respektojmë vendimin e FIFA-s, duke u bashkuar me mendimin se kjo ndeshje mund të marrë dimensione politike”.

Edhe trajneri i kombëtares së Kosovës, Edmond Rugova, është mjaft i indinjuar nga vendimi i FIFA-s. “Ky vendim është një diskriminim për futbollin tonë, por ne do të vazhdojmë të ecim përpara”, -ka thënë trajneri Rugova.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›