E Diel, 1 Nëntor 2026

Platini do të takojë Presidentin Topi gjatë vizitës së tij në Shqipëri

Tiranë (Start)- Komiteti Ekzekutiv në FSHF ka zbardhur dje axhendën e Presidentit të UEFA-s, Mishel Platini, gjatë vizitës që do të bëjë në Tiranë.

Platini do të mbërrijë në Tiranë në datë 11 nëntor, dhe po atë ditë do të zhvillojë një takim me Presidentin e Republikës, Bamir Topin, dhe ministrin Pango. Tema kryesore e këtij takimi do të jetë situata në futbollin shqiptar pas pezullimit të bërë nga FIFA dhe UEFA përpara disa muajve për shkak të ndërhyrjeve nga ana e qeverisë.

Në mbrëmjen e 11 nëntorit do të organizohet dhe një darkë zyrtare për drejtuesin më të lartë të futbollit europian. Të nesërmen Platini do të marë pjesë në Asamblenë e Zakonshme të FSHF-së, që do të mbahet në ambientet e saj.Mbas kësaj asambleje ai do të largohet nga vendi ynë, duke kryer kështu vizitën e parë në postin e presidentit të UEFA-s.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›