E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazil,zhvillohet parada e fundit e karnavaleve

Qindra njerëz u mblodhën të martën në mbrëmje në Rio de Janiro të Brazilit për të marë pjesë në mbylljen e sezonit të karnavaleve me paradën e radhës dhe ceremoninë përmbyllëse në Gay Gala Ball. Ambienti festiv ishte organizuar të zhvillohej në klubin e natës Scala, i cili ishte zbukuruar me tullumbace të shumta e të tjerë elementë dekorative.
Të veshur me kostume ekstravagante dhe të grimuar rëndë, turistë dhe brazilianë të shumtë dyndën rrugët dhe sheshet për të qenë pjesë e këtij aktiviteti.
Transvestitë dhe homoseksualë të veshur me një shumëllojshmëri kostumesh, që nga superheronjtë deri tek kostumet e djallit, kanë tërhequr vemendjen e kalimtarëve dhe të tjerëve shikues që do të hynin në ambientin ku u zhvillua mbrëmja gala. Dhjetëra njerëz u mblodhën për të parë nga afër meshkujt që vinin të veshur me kostume te ndryshme, në aktivitetin e përvitshem, i 31-ti radhazi.
"Unë mendoj se është bukur, veçanërisht sepse tani jetojmë në një kohë pa paragjykime- thotë një stilist flokësh. Gjatë festës tradicionale, një grup muzikor ka interpretuar ritme të Sambas ndërsa kërcimtarët kanë brohoritur duke përkrahur turmën dhe komunitetin e tranvestitëve. Pas katër ditë paradash të shumta në Sambadrome, Carnavalet e Rios përfudnuan. Festimet u hapën zyrtarisht të premten.
 
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›