SHBA, gjenden peshq të ngordhur në plazhin Redondo

Miliona sardele të ngordhura janë gjetur të martën në brigjet jugore të Los Angelosit, duke detyruar autoritetet të ndërmarrin një sërë masash për të pastruar vendin. Ngjarja ka tërhequr vemendjen e mediave. Ndërsa një lumë peshqish të ngordhur janë gjetur në portin e varkave private në plazhin Redondo. Biologët kanë arritur në përfundimin paraprak se peshqit kanë ngordhur nga mungesa e oskigjenit pasi u goditën nga një stuhi në një zonë të mbyllur. Po sipas biologëve, peshqit mund të ketë marrë thjesht një kthesë të gabuar dhe përfunduan në një kënd të molit ku mungontë oksigjeni. Tashmë qyteti duhet të përballet më një punë gjigande për të hequr sasinë e madhe të sardeleve të ngrodhura. Ta habitur nga kjo situatë, banorët kanë shprehur edhe keqardhjen për këtë dëm të shkaktuar në vendin e tyre. “Shkatërruese, absolutisht shkatërruese thotë Laura Colbensen, nga plazhi Redodndo në Kaliforni. “Është e frikshme të mendosh se sa mund të ndikojë kjo situatë në vijim. Ky është vërtetë një problem serioz- thotë më tej banorja. Ndërsa Gloria Aguliar, gjithashtu nga plazhi Redondo Beach shton se " kjo është e tmerrshme për qytetin, si do të pastrohet e gjithë kjo, ndërsa do të ketë edhe kosto të lartë financiare”. Autoritetet presin ndihmën edhe të marinës për të stabilizuar situatën.